22 Tetor 2020

Messi për herë të 6-të lojtari më i mirë në botë

Barcelonë, 23 shtator - Sulmuesi i "Barcelonës" Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë në botë në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve të Futbollit të FIFA-s në Milano të Italisë.

Ylli 32-vjeçar mposhti Cristiano Ronaldon dhe Lojtarin e Vitit të UEFA-s Virgil van Dijk, duke fituar çmimin më të lartë.

Kjo është hera e gjashtë që Messi votohet si lojtari më i mirë në botë

Argjentinasi e ndihmoi "Barcelonën" të fitojë kampionatin spanjoll "La Liga" dhe të arrijë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve sezonin e kaluar.

Fituesja e Kupës së Botës në futboll për femra me ekipin e ShBA-së, Megan Rapinoe, mori çmimin e Lojtares më të Mirë.

Trajneri i "Liverpulit" Jurgen Klopp u emërua trajneri i vitit.

Gjermani i udhëhoqi "të kuqtë" në fitimin e titullit të Ligës së Kampioneve në qershor dhe në zënien e vendit të dytë në "Premier Ligë" sezonin e kaluar.

Trajnerja fituese e Kupës së Botës për Femra, Jill Ellis, fitoi çmimin e trajneres më të mirë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2020 - Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën virtuale më temë 'Sa do të ndikojë moratorimumi një vjeçar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës?' (Online, ora 10:00)  

 - Admovere organizon promovimin e publikimit 'Të Damkosurit e Ballkanit - Shqiptarët dhe Kosova në tekstet alternative gjithëballkanike të historisë'. (Hapësirat e KultPlus Caffe Gallery te Fontana në Ulpianë, ora 10:00)  

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim deputetët e komunitetit joshumicë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:30 - vetëm pamje)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i njofton mediat se nesër do të lansohet data-baza per tregtinë në shërbime. (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

- Ministrja e Financave znj.Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin Vjetor i Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësues të kompanisë “Kërveshi Partneres” dhe përfaqësuesi te OJQ, “Ngritja e Zërit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj - Stublla raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e adaptimit të rrugës për Komunitetin RAE në rrugën “Rexhep Karaqi”. (Prizren, ora 12:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare dhe KOMRA Rrjeti i Pajtimit organizon debatin mbi Politikat e Kujtesës dhe Praktikat e Përkujtimit në Evropën Juglindore. (Debati do të transmetohet direkt në Facebook dhe Youtube kanalin e KOMRA Rrjeti për Pajtim, ora 17:00)

-  Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e Hidajete Pireva, Mjeke, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare-QKMF, Fushë Kosovë, Vlora Maholli, Mjeke, QKMF, Fushë Kosovë dhe Hajrie Hoti, Mjeke, QKMF, Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)