17 Korrik 2018

Messi do të paguhet sa dyfishi i Ronaldos

Barcelonë, 5 dhjetor - Reth 2 javë përpara, Lionel Messi firmosi kontratën e re me Barcelonën deri në vitin 2021. Tani zbulohen detajet e kësaj kontrate dhe një prapaskenë që përfshin edhe Manchester City.

Sipas medias spanjolle, ‘Citizens’ i kishin ofruar argjentinasit 100 milionë për firmën në kontratën me ta dhe një pagë prej 50 milionë eurosh në sezon, transmeton Top Channel.

Gjithnjë sipas medias spanjolle, Barcelona për të kaluar ofertën e Manchester City vendosi që t’i ofrojë Messit një pagë prej 75 milionë Euro bruto, shifër së cilës po t’i zbresësh 48% të saj për detyrimet fiskale, shkon në 39 milionë euro.

Kjo do të thotë se Messi do të ketë një pagë rreth 2 herë më të lartë se ajo që përfiton Cristiano Ronaldo te Reali i Madridit, 21 milionë euro.

Por jo vetëm kaq, këtyre shifrave për Messin i shtohen edhe të ardhurat nga të drejtat e imazhit.

Në Spanjë, pjesën më të madhe në këtë pikë e merr futbollisti dhe klubit i lihet shumë pak, por në rastin e Messit, ai i përfiton të gjitha këto të ardhura.

Një tjetër e dhënë që zbulohet në kontratën e Messit ka të bëjë edhe me shpërblimet që janë me vlera të konsiderueshme, duke qenë se Barcelona i ka mësuar të gjithë me fitore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Korrik 2018 - Përkujtohet 20 vjetori i rëniës se dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bashkim Kerolli dhe Adem Ademi. Te vendi i quajtur Rrasa e Zogut të kufiri Shqipëri - Kosovë, ora 10:00 - nisja behet nga fshati Polac, ora 8:00) 

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të shqyrtohet projektligji për lirinë e asociimit në Organizata Joqeveritare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit te impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në fshatin Mramor. (Bregu lindor i Liqenit të Badocit pranë fshatit Mramor, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësues të projektit të GIZ-it gjerman dhe nxënës nënshkrues të peticionit për ngritjen e kapaciteteve në arsim. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të shqyrtohet projektligji për Produkte të Ndërtimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosvës organizon takim me delegacionin e organizatës prestigjioze “The Heritage Foundation”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 14:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/BE, së bashku me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, do të fillojë zyrtarisht procesin e digjitalizimit të shënimeve të dënimeve të vjetra në tërë Kosovën. (Hotel Swiss Diamond, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, me rastin e blerjes së automjeteve multi funksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë nga Qeveria e Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma Adem Jashari në Prishtinë, ora 16:00)