18 Janar 2019

Medalja olimpike sukses historik për vendin tonë

Prishtinë, 23 tetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti në takim sportistët e Kosovës që e përfaqësuan vendin tonë në Lojërat Olimpike për të rinj, që u organizuan në Buenos Aires të Argjentinës nga 6 deri 18 tetor 2018.

Notarja Melisa Zhdrella, boksieri Erdonis Maliqi, atleti Muhamet Ramadani, trajnerët e sportistëve dhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, të kryesuar nga Besim Hasani u pritën nga ministri Gashi dhe bashkëbiseduan për përvojën që kaluan në Argjentinë.

Ministri Gashi u shpreh i kënaqur me përfaqësimin e vendit tonë nga sportistët e Kosovës e që nuk erdhi duar thatë nga ato lojëra por që sollëm një medalje të bronztë për Kosovën. Ministri tha se mbetet që të angazhohemi që të gjithë me fokus në ngritjen e mëtejme të cilësisë në sport.

Ai ka premtuar se MKRS-ja do të rrisë edhe më tej përkrahjen për sportistët dhe do të rrisë buxhetin edhe më shumë për sportin në përgjithësi.

“Komiteti Olimpik i Kosovës dhe sportistët pjesëmarrës nëpër lojërat olimpike do ta kenë përkrahjen e plotë të ministrisë. Buxheti për vitin 2019 për sportin do të rritet edhe 6 milion euro të tjera nga sa ka qenë këtë vit”, është shprehur ndër të tjera ministri.

Ministri Gashi ka porositur sportistët që të angazhohen maksimalisht që në pjesëmarrjet e tyre në garat ndërkombëtare të përfaqësojnë sa më denjësisht vendin tonë sepse sportistët janë ambasadorët më të mirë të vendit tonë të cilët përmirësojnë imazhin e shtetit dhe promovojnë vendin tonë në arenën ndërkombëtare.

Ndërsa, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, tha se është vlerësuar vizita e ministrit Gashi me bashkëpunëtor në Buenos Aires, dhe kjo prezencë atje ishte një inkurajim shtesë për sportistët tanë pjesëmarrës në këto lojëra olimpike.

“Vizita dhe prezenca e delegacionit të Kosovës në Argjentinë i prirë nga ministri është vlerësuar edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar me ç’rast kanë ndarë edhe mirënjohje për delegacionin nga Kosova”, tha Hasani. Ai gjithashtu shprehu kënaqësinë për rritjen e buxhetit për sportin duke pohuar se kjo do të ndikojë në rritjen e cilësisë dhe masivitetit në sportin e Kosovës.

Lojërat e ardhshme Olimpike për të rinj, mbahen për herë të parë në kontinentin e Afrikës, konkretisht në Dakar të Senegalit, të cilëve iu dorëzua organizimi për vitin 2022.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2019 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 8:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim 120 studentë nga Vjena dhe Venediku nga programi i studimeve  “Europian  Master in Human Rights and Democratisation”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët e shkollës fillore “Dardania”. (Shkolla fillore Dardania, ora 10:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët çerdhes “Gëzimi Ynë”. (Objekti i çerdhes “Gëzimi Ynë” në Prishtinë, ora 11:00)