20 Prill 2024

Me sukses u përmbyll connect liga rajonale ne Pingpong

Prishtinë, 24 nëntor - Dje dhe sot në sallën e pingpongut në Prishtinë u organizua Connect liga rajonale në pingpong ku pjesëmarrës ishin 4 shtetet e rajonit, Maqedonia e Veriut, Mali i zi, Shqipëria dhe Kosova, për të filluar garat ndër shtetërore për kategoritë e Juniorëve dhe Kadetëve.

Për të përkrahur këtë iniciativë të federatës së pingpongut pjesëmarrës ishte edhe Presidenti i federatës Europiane të Pingpongut Ronald Kramer, që në Kosovë ishte për herë të parë, i cili në ceremoninë e hapjes përgëzoi organizatorët për këtë iniciativë si dhe premtoi se do të ketë përkrahje të vazhdueshme nga ETTU-ja dhe ITTF-i.

Në këtë aktivitet ishte prezent edhe sekretari gjeneral i federatës Ballkanike z. Terpkovski, që e vlerësoj mjaft lart këtë iniciativë dhe nivelin e organizimit.

 Për të shprehur përkrahjen e tyre për këtë iniciativë që është mirëpritur mjaftë mirë nga sportdashësit në ceremoninë e hapjes ishin edhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani si dhe drejtori i departamentit të sportit pranë ministritës së Sportit  Iber Alaj.

Dje u zhvilluan garat ekipore në të katër kategoritë, e në përfundim të tyre Kosova doli shteti me më së shumti fitore duke zënë vendet e para për junior meshkuj, kadet meshkuj, kadetë femra si dhe vendin e dytë për juniore femra.

Sot, u organizuan edhe garat individuale në të katër kategoritë, ku Kosova zuri vendin e parë dhe të dytë në kategorinë e juniorëve meshkuj, vendin e parë dhe të tretë në kategorinë e kadetave femra, dy vende të treta në kategorinë e juniorëve dhe dy vende të treta në kategorinë e kateteve.

Në fund të aktivitetit Kryetari i FPPK-së z. Nehat Çitaku falënderoj mysafirët, stafin organizativ, gjyqtarët si dhe lojtarët që dhanë maksimumin e tyre, e po ashtu edhe Hotelin Venus për lehtësimin e ofruar.

Të gjithë mysafirët ishin tejet të kënaqur me këtë organizim dhe iniciativë që ka filluar si ide që nga viti 2013, duke shpresuar se edhe ata do të mund të organizojnë në nivel të njëjtë.

Connect liga e radhës ballkanike është paraparë të mbahet në Maqedoni në fillim të muajit shkurt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)