17 Janar 2021

ME 23 mars Lacio do të nisë normalisht stërvitjen

Lacio, 18 mars - Edhe pse numri i viktimave në Itali për shkak të Koronavirusit, vazhdon të jetë i lartë çdo ditë, klubi i  Lacios i ka befasuar të gjithë, teksa nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se në datën 23 mars skuadra do të nisë normalisht stërvitjen.

Ky vendim ka krijuar polemika në Itali, teksa qeveria udhëzon të gjithë popullin që të qëndrojë në shtëpi, për të shmangur përhapjen në masë të Koronavirusit. 

“Pas disa ditësh ndalesë, do të rikthehet shumë shpejt aktiviteti sportiv i skuadrës së parë të kryeqytetit. Bardhekaltrit do të kthehen të punojnë brenda qendrës sportive të Formelos në ditën e të hënës së ardhshme, më 23 mars”, shkruante klubi i Lacios.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020

- Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)