28 Mars 2024

Mbaye Niang do të vazhdojë karrierën e tij në Angli

Londër, 26 janar - Mbaye Niang do të vazhdojë karrierën e tij në Angli, të paktën në 6 muajt e ardhshëm.

Sulmuesi i Milanit ka pranuar që të luajë i huazuar te Watford, klub i cili ka të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit për rreth 15 milionë euro.

Që transferimi të zyrtarizohet, priten vetëm vizitat mjekësore të francezit.

Niang kërkohej në Itali nga Torino e Genoa, por lojtari kërkonte me ngulm të luante në Premier League.

Përsa i përket zëvendësuesit të tij te Milani, Adriano Galliani ka thënë: “Ocampos është zgjedhja jonë e parë. Po presim nga Genoa një përgjigje brenda disa ditësh”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)