19 Mars 2024

Mbahet turniri i hapur i shahut në Termokiss “Qikat e Shahut”

Prishtinë, 11 gusht - Klubi i qendrës shoqërore Termokiss organizon sot turnirin “Qikat e Shahut”.

“Qikat e Shahut” përpiqet të nxjerrë në shesh rëndësinë e shahut dhe ta zhvilloi këtë sport në shoqërinë tonë.

Turniri do të jetë i hapur për të gjithë, pa dallim gjinie, moshe, etnie apo ndonjë veçorie tjetër individuale ose grupore. Turniri do të zgjasë deri në gjashtë orë.

Kjo ngjarje ka për synim ta promovon shahun dhe në veçanti t’i fuqizojë vajzat dhe gratë duke dhënë një platformë ku ato mund të luajnë dhe ushtrojnë shah, dhe t’i inkurajojnë ato të ndjekin këtë sport.

Të gjitha klubet e Termokiss kanë për qëllim të krijojnë komunitete të forta, të jenë sa më gjithpërfshirëse dhe të fokusohen në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.

Kjo ngjarje është vetëm një nga shumë aktivitete që do të ndodhin në të ardhmen nga shumë klube të platformës së Termokiss. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)