20 Prill 2024

Mayweather fiton duelin ndaj McGregor

Las Vegas, 27 gusht - Dueli i shekullit, përfundoi në Las Vegas me fitoren e boksierit veteran, Floyd Mayweather i cili në raundin e dhjetë mbylli takimin ndaj ekspertit të arteve marciale mikse (MMA), Connor McGregor.

Gjyqtari Robert Byrd u detyrua të ndalonte sfidën kur pa se McGregor e kishte të vështirë të qëndronte në këmbë. Një “knockout” teknik vulosi një spektakël sportiv që i përmbushi pritshmëritë.

McGregor, debutues në boks, në fund të ndeshjes mori komplimentet e amerikanit, i cili i tha: “E marrtë dreqi, je një luftëtar i paparë!”

Tre raundet e parë shkuan për superkampionin e UFC-së, ndërsa nga raundi i katërt e më tej, Mayweather përfitoi nga lodhja e irlandezit për të marrë në dorë ndeshjen.

Në këtë mënyrë, Floyd Mayweather shkon në shtëpi me 100 milionë dollarë dhe me një bilanc 50-0 me të cilin kalon legjendën Rocky Marciano.

Ndërsa McGregor merr 30 milionë dollarë, por të dy do të marrin shumë më shumë kur të mbyllen të gjitha llogaritë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)