21 Tetor 2019

Maradona mungon në përurimin e statujës së tij

Buenos Aires, 1  nëntor - Një statujë bronzi për nder të Diego Armando Maradonës. Në Buenos Aires janë munduar të respektojnë datëlindjen e 58 të yllit të futbollit argjentinas me një statujë në hyrje të stadiumit “Argentinos Juniors”, pikërisht në atë vend kur në vitin 1976 Maradona ka debutuar.

Kjo vepër u realizua nga skulptori argjentinas Jorge Martinez, i cili e quajti ish-futbollistin si një “gurë themeli për historinë e Argjentinës.”

Kjo statujë është e lartë thuajse 3 metra dhe është e para që i dedikohet Maradonës. Përkrah saj është vendosur një fotografi e futbollistit me fanelën e klubit të tij të parë.

Aktualisht, Maradona është trajner i një skuadre të kategorisë së dytë në Meksikë, Dorados de Sinaloa, dhe për këtë arsye nuk mori pjesë as në ceremoninë që u bë për nder të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019  - Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)