15 Dhjetor 2019

Maradona jep dorëheqje si trajner i klubit argjentinas Gimnasia

Buenes Aires, 22 nëntor - Diego Armando Maradona ka dhënë dorëheqjen si trajner i klubit argjentinas të kategorisë së parë "Gimnasia" pas vetëm dy muajsh në krye të tij, ndërsa ekipi është drejt rënies prej kategorisë.

"Gimnasia" ndodhet në vendin e 22-të të tabelës. Gjatë tetë ndeshjeve me trajner legjendën e futbollit botëror, ekipi arriti tre fitore dhe pesë humbje.

Largimi i Maradonës është tashmë një ngjarje e përsëritur në karrierën e tij si trajner. Nga gjashtë ekipet që ai ka drejtuar, vetëm në një rast puna e tij zgjati më shumë se një vit.

Mediet argjentinase thonë se Maradona po kalon një periudhë të vështirë personale dhe ka po ashtu edhe probleme shëndetësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2019 - Aleanca Franceze e Prishtinës me mbështetjen e Ambasadës Franceze organizon një punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. (Aleanca Franceze, ora 10:30)

- Projekti i Tech Heroes organizon takimin e të rinjëve për të punuar në idetë e tyre me mbështetjen e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. (Pylli i Arinjëve në Prishtinë, ora 10:30 - kontaktoni Fiona Shehu në 049 589 685 ose Besarta Muhaxheri 049 600 962)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për media ku do të bëhet publikimi i gjetjeve të Edicionit të nënte vjetor - Barometrit Kosovar të Sigurisë 2019. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet Akademi Përkujtimore  për Dëshmorët e Kombit Mujë Krasniqin dhe 40 Dëshmorët e tjerë të rënë ne kufirin Shqiptaro - Shqipëtar. (Pallati i rinisë Prishtinë, ora 16:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi - Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)