23 Janar 2020

Maradona fiton gjyqin me Dolçe& Gabbana

Milano, 11 dhjetor - Ish futbollisti argjentinas që provon prej vitesh të shkëlqejë edhe si trajner, ka fituar një çështje ligjore të hapur kundër kompanisë së njohur Dolçe& Gabbana për përdorim abuziv të emrit dhe imazhit të ish mesfushorit ikonë.

Shtëpia e famshme e modës është dënuar për shkak të përdorimit të një fanele të Napolit me emrin e Maradonës, e njëjtë me atë që u shpall kampion, si dhe nuimrin 10 mbi shpinë, gjatë një eventi marketingu mes VIP-ave në vitin 2016.

Gjykata e Milanos sanksionoi gjithçka në favor të Diego Armando Maradonës për shkak se firma e veshjeve luksoze ka përfituar nga ndikimi dhe historia e ish futbollistit, sidomos në Apenine.

Stilistët e njohur do të paguajnë kështu Maradonën me 100 mijë Euro, një shifër e papërfillshme si për Dolce e Gabbana ashtu edhe për Maradonën, por që i jep avantazh në planin moral, njeriut që i ka mohuar trashëgiminë, edhe vajzës së tij Xhanina. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 janar 2020 - Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit për vitin 2020. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha dhe asambleisiti i komunës së Prishtinës, Leutrim Retkoceri, do të mbajnë konferencë për media lidhur me situaten rreth liqenit të Badovcit. (Zyret e Degës së PDK-së, afër stadiumit dhe ambasadës kroate, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës, ora 11:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pret në takim të dërguarin e posaçëm të ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell. (Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, ora 11:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane organizon sesionin e diskutimit me Ndihmës Asistentin e Sekretarit të Departamentit të Shtetit, Jorgan K. Andrews, Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:30)

- Promovohet partneriteti në mes të Kolegjit Iliria dhe Swiss UMEF University. (Kolegji Iliria, ora 12:00) 

-  Zëvendës-ndihmës sekretari i ShBA-ve Jorgen Andrews do të marrë pjesë në ceremoninë e dhurimit te donacionit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ku Byroja për Çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit pajisje me vlerë rreth 100,000.00 dollarë. (Shërbimi Korrektues in Kosovës, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ora 14:00)

- Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" organizon ceremoninë e diplomimit të studentëve. (Pallati i Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë, ora 14:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Suharekës. (Shkolla e Mesme Profesionale "Abdyl Rama" në Shirokë, ora 14:30)

- Bëhet lansimi i platformës digjitale për pjesëmarrje të publikut, projekt ky i cili është realizuar në Komunën e Prizrenit, me financim të OSBE-së dhe e implementuar nga ana e kompanisë Appdec. (Shtëpia e Bardhë, ora 15:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media në të cilën do të publikohet “Indeksi i perceptimit të korrupsionit 2019” për Kosovën i përgatitur nga Transparency International. (Zyrat e KDI-së, ora 18:00) 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell. (Restoranti “Renaissance” në Prishtinë, ora 19:30)