28 Mars 2024

Mandzukic dëshiron të luajë përsëri në Bundesligë

Torino, 4 nëntor - Sulmuesi i Juventusit Mario Mandzukic ka disa oferta, por ai dëshiron të luajë përsëri në Bundesligë.

Sipas mediave në Itali, Mandzukic dëshiron të kthehet në linjën e Bayern, nga i cili u transferua në Atletico Madrid në vitin 2014.

Futbollisti kroat kaloi dy sezone në fanellën e klubit të Munihut dhe luajti 88 ndeshje në të gjitha garat gjatë asaj periudhe, duke shënuar 48 gola. Ai ka fituar dy tituj të ligës gjermane dhe Ligën e Kampionëve me këtë klub.

Për shërbimet e sulmuesit 33-vjeçar ka kohë që kanë shprehur interesim Manchester United, Borussia Dortmund dhe Seville.

Juventus kohët e fundit informoi palët e interesuara se Mandzukic mund të largohej nga klubi qysh në afatin kalimtar dimëror me kompensim prej vetëm pesë milionë eurosh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)