24 Tetor 2020

Lojërat Olimpike të Tokyos mund të shtyhen shkaku i Coronavirusit

Tokyo, 4 mars - Lojërat Olimpike të Tokyos mund të shtyhen deri në fund të vitit për shkak të Coronavirusit.

Kjo hipotezë e re u bë e ditur nga ministrja japoneze Seiko Hashimoto e cituar edhe nga Independent.

Sipas marrëveshjes së arritur mes Japonisë dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Lojërat Olimpike duhet të mbahen brenda vitit 2020, por pa specifikuar kur.

Në këtë moment është e parashikuar që evenimenti më i rëndësishëm sportiv të mbahet në 24 korrik deri në 9 gusht.

“Kontrata parashikon që Lojërat të mbahen brenda 2020 dhe kjo mund të interpretohet si një mundësi për t’i shtyrë ato, por ne po bëjmë gjithçka mundemi që Lojërat Olimpike të zhvillohen sipas programit”-tha Seiko Hashimoto.

Ndërsa presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, në fjalën e hapjes në mbledhjen dy ditore të Komitetit Ekzekutiv të IOC, theksoi se institucioni që ai drejton është i vendosur që të mbajë Lojëra Olimpike të suksesshme duke nisur nga data 24 korrik, pavarësisht kërcënimit nga koronavirus.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Tetor 2020

- Federata e Futbollit e Kosovës rifillon fazen finale te projektit “Elite Youth Development U15”. (Fusha “Top Football” në fshatin Mazgit, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon kampionatet individuale për U21/e (1999), dhe Veteran. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)