21 Janar 2022

Lionel Mesit pritet t’i rrënohet hoteli 30 milionësh

Barcelonë, 2 dhjetor - Lionel Messi ditë më parë fitoi “Topin e Artë” për herë të 7 në karrierë, megjithatë duket se në aspektin personal gjërat nuk po i shkojnë si duhet argjentinasit.

Pak vite më parë, Messi vendosi të shpenzojë 30 milionë euro për të blerë një hotel në zonën jugore të Barcelonës, jo larg rezidencës së tij katalane, megjithatë së fundi është njoftuar se godina rrezikon të shembet.

Kjo pasi ka pasur shkelje të lejes së ndërtimit dhe tashmë pritet vendimi i gjykatës, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se personi që ia shiti Messit hotelin, ka pasur dijeni për situatën, por nuk ia ka thënë argjentinasit këtë detaj.

Hoteli është me katër yje, ka SPA dhe 77 dhoma, teksa ndodhet shumë pranë plazhit të njohur Sitga, ndërsa vetë Messi nuk ka preferuar të komentojë asgjë në lidhje me rrezikun e shembjes së tij.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. (Ambientet e Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 14:00)