25 Prill 2024

Licencohet Federata Kosovare e Biliardos

Prishtinë, 15 dhjetor - Edhe një federatë e re licencohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ministri Kujtim Gashi i dorëzoi licencën për zhvillimin e veprimtarisë Federatës Kosovare të Biliardos deri në vitin 2020.

Ministri Gashi gjatë takimit me kryetarin e kësaj federate, Veton Dyla, diskutoi për aktivitetet dhe organizimet sportive që zhvillohen në Kosovë në biliardo dhe hapat konkretë që duhen ndërmarrë në të ardhmen, për funksionalizmin e garave në këtë sport në gjithë Kosovën.

Kryetari Dyla e informoi ministrin Gashi për gjendjen e tanishme dhe aktivitetet që organizohen në Kosovë dhe klubet e biliardos që ekzistojnë në qytete të ndryshme të Kosovës.

“Licencimi i kësaj federate ka për qëllim mënjanimin e të rinjve nga rruga dhe të merren me sport e me rekreacion dhe në angazhimin e tyre për të nxjerrë talente që Kosova të përfaqësohet në gara ndërkombëtare dhe në këtë aktivitet”, tha ministri.

Ndërkaq, kryetari Dyla hapin e ndërmarrë nga ministria e vlerësoi jashtëzakonisht duke e konsideruar edhe si një mirënjohje dhe përkrahje drejtpërdrejtë nga shteti për komunitetin dhe ata që e duan sportin e biliardos.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)