19 Prill 2024

Lewandowski do ta mbyllë karrierën te Bayerni

Bayern, 11 mars - Sulmuesi polak nuk e përjashton mundësin ta mbyllë karrierën me kampionët e Bundesligës.

Robert Lewandowski, tash e sa vite është sulmuesi kryesor i Bayern Munichut dhe cilësohet si një prej më të mirëve në botë në pozitën e tij.

Bayerni ka refuzuar disa herë oferta të majme për reprezentuesin e Polonisë dhe tani ai po mendon që të luajë deri në fund të karrierës me bavarezët.

“Gjithçka po ecën mirë këtu, unë ndihem mirë dhe kam marrëdhënie shumë të mira me klubin”, ka deklaruar 30-vjeçari.

“Mund të luaj në nivelet më të larta edhe për pesë deri në shtatë vite”.

“Jam pjesë e Bayernit tash e sa kohë dhe ky është një prej klubeve më të mëdha në botë. Duke qenë pjesë e këtij klubi kam gjithnjë mundësi të përmirësohem më shumë”, ka theksuar Lewandowski.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)