24 Prill 2024

Lewandowski dëshiron të largohet nga Bayerni

Munich, 31 maj - Futbollisti i përfaqësueses së Polonisë, Robert Lewandowski, sipas agjentit të tij Pini Zahavi, dëshiron të largohet nga radhët e kampionit gjerman të Bayernit të Mynihut.

Për sulmuesin polak interesim kanë shprehur disa klube të mëdha, si Real Madrid, Juventus, Inter, kështu që akomodimi në një mjedis të ri nuk do të jetë ndonjë problem.

"Lewandowski ndjen nevojë që të ndërrojë klubin dhe të nisë një sfidë të re. Drejtorët e Bayernit të Mynihut tashmë janë informuar për këtë. Motivi i tij nuk janë paratë apo ndonjë klub i caktuar, pasi që të gjitha klubet e mëdha duan ta kenë në radhët e tyre sulmuesin më të mirë në botë", ka thënë për mediat gjermane Zahavi, i cili në fillimi të këtij viti u bë agjent i polakut.

Lewandowski që nga ardhja e tij në Bayern nga Borussia Dortmund në vitin 2014 ka regjistruar 195 paraqitje me 151 gola të shënuar. Sulmuesi fantastik 29 vjeçar ka luajtur edhe për Znicz Pruszkow dhe Lech Poznan. Për përfaqësuesen polake ka luajtur 93 ndeshje dhe ka shënuar 52 gola. (

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)