16 Prill 2024

Lazio prezanton futbollistin e Malit të Zi, Adam Marushiç

Lazio, 3 korrik - Klubi italian Lazio, ka prezantuar përforcimin e fundit, futbollistin e kombëtares së Malit të Zi, Adam Marushiç, i cili mbërriti në Romë nga klubi belg Oostende.

\"SS Lazio me kënaqësi njofton blerjen e futbollistit Adam Marushiç nga klubi Oostende. Futbollisti nënshkroi një kontratë pesë vjeçare\", njoftoi klubi italian.

Edhe pse luan për kombëtaren e Malit të Zi, Marushiç 24-vjeçar, ka lindur në Beograd ku dhe filloi karrierën e tij profesionale në klubin futbollistik Vozhdovac.

Përveç klubit ku filloi karrierën dhe Oostendes, futbollisti i shkëlqyeshëm i repartit ofensiv, ka luajtur edhe për klubin belg Kortrijk.

Me fanellën e kombëtares së Malit të Zi ai ka regjistruar 13 paraqitje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)