28 Maj 2020

Kosova së shpejti me Qendrën Nacionale të Xhudos

Prishtinë, 30 prill - Kosova po bëhet me Qendrën Nacionale të Xhudos. Këtë do ta mundësojë memorandumi i bashkëpunimit që kanë nënshkruar sot Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka.

Qëllimi i memorandumit është bashkëfinancimin në realizimin e projektit “Ndërtimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë”, i cili do të realizohet gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm, me një shumë të përgjithshme prej 460 mijë euro, nga të cilat MKRS-ja ndan mbi 300 mijë euro, ndërsa FXHK-ja do të ndajë 160 mijë euro për këtë projekt.

Me këtë rast, ministrja në takimin që ka realizuar me kryetarin Kuka dhe përzgjedhësin e Kosovës në xhudo, Driton Kuka, u shpreh se ndjehet jashtëzakonisht e lumtur që po mundësohet ardhja në jetë e një projekti kaq të rëndësishëm për xhudistët e Kosovës.

“Me nënshkrimin e këtij memorandumi, ne sot kemi nisur konkretisht realizimin e një projekti të madh dhe me rëndësi jo vetëm për xhudistët dhe sportin por edhe për vendin tonë në përgjithësi, sepse përpos rolit praktik që do ta ketë Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë, ajo do të jetë edhe një imazh në arenën ndërkombëtare për Kosovën sepse sporti i xhudos ka ndikuar shumë në afirmimin e vendit tonë."

"Kjo qendër do të jetë edhe një vatër për sportistët që do të vijnë në të ardhmen dhe do të jetë edhe një destinacion për vizitorët e huaj që janë të interesuar për suksesin dhe historikun e xhudos në vendin tonë”, tha mes tjerash ministrja Dumoshi.

Ndërkaq, nga ana e tij, kryetari Agron Kuka falënderoi ministren Dumoshi për përkrahjen dhe bashkëpjesëmarrjen e MKRS-së në këtë projekt jetik për xhudon në Kosovë.

Ai u shpreh se me ndërtimin e këtij objekti, sportistët do të jenë edhe më të inkurajuar për suksese e rezultate të mëtejme ashtu që t’i sjellin medalje të reja Kosovës në xhudo, por edhe që do të fokusohen në nxjerrjen e talenteve të reja në xhudo.

 

-- 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Maj 2020  - Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, viziton Komunën e Prishtinës. (Objekti i vjetër i Komunës, ora 10:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike në të cilën do të votohet Raporti Vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, si dhe shpallja e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00 -mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Ambasada e Italisë dhe Ushtria Italiane prezantojnë kontributet e tyre për Ministritë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike në përgjigje të pandemisë globale Covid-19 në Kosovë. (Salla e konferencave të Administratës Qendrore të QKUK-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të diskutohet kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit, propozim rregullorja për rendin dhe qasjen e  mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit, propozim rregullorja për shfrytëzimin e automjeteve të Kuvendit, raporti i shpenzimeve të Kuvendit, shpenzimet e telefonisë mobile dhe reprezentacionit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 12:00)

- Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës. aktivitetit “KarrieraUP” ku folës do të jetë përfaqësuesi nga kompania farmaceutike “Gentipharm”, Demir Shkodra. (Facebook.com/qzhkunipr, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilën shqyrton raportin për azhurnimet e të dhënave vjetore të Partive Politike, raportin për dorëzimin e raporteve të shpenzimeve vjetore të partive politike, raportin për deklarimin e partive politike për vazhdimin e regjistrimit, etj. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:30)

- Një delegacion austriak i kryesuar nga Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg do të qëndrojë për vizitë të shkurtër zyrtare në Republikën e Kosovës ku do të pritet nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. (Hapësirat e Terminalit VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ora 15:45)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon protestë. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 17:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, Ministri i Integriemev Evropiane Blerim Reka se bashku me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme te Austrisë, Alexander Schallenberg dhe Ministren për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler mbajnë konferencën e përbashkët për media. Aeroporti i Prishtinës, ora 17:00)