25 Prill 2024

Kosova pësoi humbjen e radhës në eliminatoret e Botërorit 2018

Helsinki, 6 shtator - Kosova pësoi humbjen e radhës në eliminatoret e Botërorit 2018 dhe këtë herë skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaki, u dorëzua përballë Finlandës, në sfidën e zhvilluar në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës, me rezultatin 0-1, duke qëndruar në vendin e fundit në Grupin I.

Pavarësisht dëshirës së treguar në fushën e lojës, skuadra kosovare nuk ishte e qartë në lojën e saj.

0-0 ishte rezultati i 45 minutave të para, ku rasti më i rrezikshëm ishte ai i minutës së 40, i skuadrës së Kosovës.
 
Loja ishte nën nivelin mesatar edhe në pjesën e dytë dhe diferenca u bë pikërisht 7 minuta nga fundi i takimit.

Protagonisti për Finlandën u bë Pukki që bëri gjithëka vetë për të shënuar golin e fitores për skuadrën nordike që shkon në kuotën e 7 pikëve në vendin e parafundit në Grupin I.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)