18 Tetor 2019

Kosova paraqitet denjësisht në Kongresin e ETTU-së

Prishtinë, 9 shtator - Gjatë Kampionatit Europian “Liebherr 2019 ITTF- European Table Tennis Championships” i mbajtur në qytetin Nantes të Francës, është mbajtur edhe kongresi i rregullt i ETTU-së, ku Federata e Pingpongut e Kosovës është përfaqësuar nga Presidenti Nehat Citaku dhe Kastriot Orana, Anetar i Bordit përgjegjës për Marrëdhënje Ndërkombëtare në FPPK.

Në kuadër të Kampionatit Europian i cili është mbajtur nga data 3 der 8 shtator, në qytetin e bukur të Nantes, kuvendarët e ETTU-së janë takur me datën 4 shtator 2019, ku janë disktuar shumë pika, duke përfshi buxhetin, programin zhvillimor si dhe përditësimin e statuit të ETTU-së. Në këtë kongres, Kosova është përfaqësuar nga Presidenti Nehat Citaku dhe Kastriot Orana, Anetar i Bordit përgjegjës për Marrëdhënje Ndërkombëtare në FPPK, ku kanë qenë më të zëshmit gjatë prezantimit të programit zhvillimorë të pingpongut në Europë.

 Pas kongresit të ETTU-së, delegatët kosovar kanë zhvilluar takim me Drejtorin Ekzekutiv të Federates Botërore të Pingpongut z.Steve Dainton dhe zv.Presidenten e ITTF-it znj. Petra Sorling, ku morrën përkrahje për realizimin e projektit të akademisë rajonale të pingponut me seli në Prishtinë.

 Pjesë e Kampionatit Europian ishte edhe punëtoria “Working Together to Deliver High Level Quality European Events” e udhëhequr nga znj. Elena Dubkova dhe z. Jonny Cowan, menagjer i marketingut të Federatës Botërore. Gjatë punëtorisë u diskutuan sfidat që kanë federatat sportive, dukë marrë parasysh angazhimin e të rinjëve në lojërat elekotronike, sfidat e organizimeve të eventeve ndërkombëtare të nivelit të lartë etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga znj. Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, me këtë rast, do të nënshkruaj amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organiozn aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren. (Objekti i SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren, ora 10:30)

- Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.  (Zyra e KPM-së, qyteza Pejton, ora 12:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit. (Galeria Qahili, ora 20:20)