15 Dhjetor 2019

Kosova niset në Çeki, pa Vedat Muriqin

Prishtinë, 13 nëntor - Skuadra e Kosovës vijon punën për ndeshjen kualifikuese për ndeshjen me Cekinë.

 Trajneri bernard Challandes për këtë sfidë, por edhe atë me Anglinë nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin kryesor të saj Vedat Muriqin për shkak të problemeve fizike të tij.

Milot Rashica theksoi se Muriqi është një mungese e madhe për Kosovën dhe se skuadra do të kërkojë të fitojë për të dhe për lojtarët e tjerë të dëmtuar.

“Është shumë e madhe për ne duke e ditur edhe formën që ka pasur deri tash si me klubin, si me kombëtaren. Por nuk kemi se çfarë të bëjmë, futbolli e ka këtë, edhe në ndeshjet tjera kanë munguar shumë lojtar, por prapë kemi arritur rezultat pozitiv, shpresojmë që edhe këtë ndeshje me fituar për shtetin tonë, për tifozët, për Vedatin, Arbrin, të gjithë ata që janë lënduar dhe kemi me dhënë maksimumin”, shprehet Milot Rashica.

Ndërsa mbrojtësi Fidan Aliti e sheh ndeshjen me Cekinë si vendimtare, por shtoi se beson se skuadra do të arrijë një rezultat pozitiv.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, këtë e dimë edhe ne. E shohim si finale, se në fund të fundit ndeshja e radhës është si finale për ne edhe unë besoj tek ekipi dhe nëse e luajmë atë futboll siç e luajmë gjithmonë, mund të dalim edhe fitues…”, ka thënë Fidan Aliti.

Ndërkaq, skuadra e Kosovës ka udhëtuar drejt Cekisë për sfidën e së enjtes që do të luhet në stadiumin e Plzenit dhe që do të transmetohet në platformën Digitalb. Kjo ndeshje do të gjykohet nga abritra italianë me kryesor Gianluca Rocchin, ndërkohë që ndihmës të tij janë Filippo Melli dhe Ciro Carbone.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2019 - Aleanca Franceze e Prishtinës me mbështetjen e Ambasadës Franceze organizon një punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. (Aleanca Franceze, ora 10:30)

- Projekti i Tech Heroes organizon takimin e të rinjëve për të punuar në idetë e tyre me mbështetjen e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. (Pylli i Arinjëve në Prishtinë, ora 10:30 - kontaktoni Fiona Shehu në 049 589 685 ose Besarta Muhaxheri 049 600 962)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për media ku do të bëhet publikimi i gjetjeve të Edicionit të nënte vjetor - Barometrit Kosovar të Sigurisë 2019. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet Akademi Përkujtimore  për Dëshmorët e Kombit Mujë Krasniqin dhe 40 Dëshmorët e tjerë të rënë ne kufirin Shqiptaro - Shqipëtar. (Pallati i rinisë Prishtinë, ora 16:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi - Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)