18 Tetor 2019

Kosova me përfaqësuese të Futsallit në Kampionatin Europian

Prishtinë, 24 nëntor - Në Prishtinë në ambientet e Pallatit të Rinisë u mbajt tubimi i parë i udhëheqësve të futsallit të Kosovës, përkatësisht udhëheqësit e përfaqësueses së futsallit U-19, nën udhëheqjen e përzgjedhësve Ramadan Cimili e Suad Keçi.

Me këtë rast u mbajt edhe stërvitja e parë për t’u përzgjedhur 15 futsallistë që do të marrin pjesë në fund të janarit të vitit 2019 në kualifikime në Kampionatin Europian në San Remo të Italisë, ku do të janë në grup edhe Suedia e Qipro .

Pra, përfaqësuesja e Kosovës U-19 në futsall paraqitet të parën herë. Përzgjedhësit kanë ftuar të gjithë futsallistët e superligës dhe ligës së parë të Kosovës që prej tyre të bëhet përzgjedhja më e mirë, duke u dëshmuar lojtarët me sukseset e tyre të këtij sporti.

Shpresojmë se përfaqësuesja e Kosovës do të na përfaqësojë denjtësisht në Kampionatin Europian të futsallit që do të mbahet në San Remo të Italisë në fund të janarit të vitit që tashmë është afër. Të gjithë djemtë që marrin pjesë në Kampionat janë të lindur në vitin 2000.

Enver D. Halili, trajner i futbollit, i licencuar nga UEFA, cili merret me sport, ka thënë se ishte prezentë në këtë mbledhje për përzgjedhjen e pëfaqësueses së Kosovës në futsall.

“Isha prezent në takimin që u mbajt në Pallatin e Rinisë në Prishtinë për të përzgjedhur përfaqësuesen e Kosovës në futsall, ngase i dërgova tre futsallistë të mi”, ka thënë Halili.  /Ahmet Pllana
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga znj. Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, me këtë rast, do të nënshkruaj amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organiozn aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren. (Objekti i SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren, ora 10:30)

- Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.  (Zyra e KPM-së, qyteza Pejton, ora 12:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit. (Galeria Qahili, ora 20:20)