17 Janar 2018

Komuna e Prishtinës ka zgjedhur sportistin e vitit 2017

Prishtinë, 29 dhjetor - Komuna e Prishtinës përzgjodhi  sportistet dhe sportistët më të mirë për vitin 2017. Në manifestimin e mbajtur në objektin e Komunës, nënkryetari z. Selim Pacolli falënderoi të gjithë ata që kontribuuan dhe po kontribuojnë në vazhdimësi për zhvillimin e sportit në qytetin e Prishtinës.

 Komisioni i përbërë kryesisht nga gazetarët e sportit, kishte bërë përzgjedhjen e sportisteve dhe sportistëve më të dalluar të këtij viti si për moshat madhore, ashtu edhe për gjeneratat e reja që janë shpresa e sportit të këtij qyteti.  Si sportistë të rinj që premtojnë shumë në të ardhmen u përzgjodhën

Rrezarta Alimi (KXH Polici), Shpejtim Bajku (KB Gollaku), Vigan Buza (KS Prishtina), Albinot Kozmaqi (KF Flamurtari), Albin Prapashtica(KF 2Korriku), Dardan Cena (KXH Polici).

Mirënjohje pranuan edhe Anton Cena si veteran i vitit; Fatos Dili si punëtori më i dalluar sportiv; Genc Nuza si gjyqtari më i dalluar; Besim Brahimi si trajneri më i dalluar  dhe  Federata e Sportit Shkollor për kontributin e dhënë ne zhvillimin e sportit shkollor . FC  Prishtina u zgjedh si klubi i vitit kurse çmimi Post Mortum u nda per Shemsi Humollin dhe Hamdi Halimin.

Sportistët e tjerë të dalluar për vitin 2017 janë:

 1. Armend Dallku  FC Prishtina

2.  Blerta Shala  KFF Hajvalia

3.  Nderim Saraçi    KSH Drejtësia

4.  Donart Vitia  KK Ardhmëria

5.  Granit Baraliu     KT Prishtina

6.  Zerina Shatri KBF Prishtina

7.  Dasar Xhambazi    KN Step

8.  Florentina Prelvukaj KHF Prishtina

9.  Petrit Prekazi     KH Prishtina

10. Gazmore Mustafa KVF Prishtina Volley

Bazuar në vlerësimet e komisionit, sportistja e vitit në Komunën e Prishtinës u zgjodh Donjeta Sadiku (KB Gollaku).

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Janar 2018 - Mbahet mbledhje e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i projektligjit për ndërmarrjet sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 303, ora 10:00)

- Në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, nesër më 17 janar 2018, zhvillohen homazhe te shtatorja e Skënderbeut. (Shtatorja e Skënderbeut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të punës së Komisionit, për vitin 2017 si dhe shqyrtimi i draft-planit të punës së Komisionit, për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Për nder të 18 vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës, do të mbahet shënimin simbolik të këtij përvjetori, në të cilin pjesëmarrës do të jenë Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, Ministri i Financave Bedri Hamza, palët e interesit dhe donatorët. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 11:00) 

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit,  salla  C 301, ora 11:00)

- Prezantohen projektet e studentëve, të cilët do të pasqyrojnë punën që është bërë gjatë semestrit dimëror 2017/18. (Fakulteti i Edukimit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluejtshme, me raport amandamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Finanaca. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të vizitojë kompaninë e prodhimit të produkteve farmaceutike “Trepharm”. (Hapësirat e “Trepharm” në Sllatinë, ora 12:30)

- Komuna e Gjilanit ben zbulimin e bustit te heroit Gjergj Kastrioti - Skenderbeu. (Sheshi kryesore para zyres se kryetarit ne Gjilan, ora 13:00)

- Mbahet Akademi kushtuar 550 vjetorit të Skënderbeut, me ç ‘rast do të promovohet pulla postare e Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë në të cilen do të nderohen edhe figurat e shquara të shqiptarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 36-vjetorin e vrasjes së tyre. (Teatri Kombëtar të Kosovës, ora  15:00)

- Komuna e Gjilanit organizon akademin e Flakes se Janarit 2018, qe i kushtohet 550 vjetorit te vdekjes se heroit kombetar Skenderbeu dhe 50 vjetorit te protestave masive per flamurin kombetar. (Teatri i Qytetit, ora 16:00)

- Muzeu i Kosovës, me nismën e "Museum Illyricum" - Zvicër, organizojnë ekspozitë me libra; pulla dhe bankënota nga mesjeta e deri në vitet '30-ta. (Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, ora 18:00)

- Hapet ekspozitë 55 portrete për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. (Swiss Diamond Hotel, ora 18:00)

- Në 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Skenderbeu dhe 50 vjetorit të protestave masive për flamurin kombëtar organizon aktivitetin Peneli i Flakes. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:00)