16 Tetor 2019

Komuna e Prishtinës i jep përkrahje të vazhdueshme sportit në Kryeqytet

Prishtinë, 8 nëntor - Drejtori i Sportit, z. Fitim Rexha, ka takuar me radhë klubet sportive të Kryeqytetit, për t’u njoftuar nga afër me problemet e tyre, dhe për të gjetur bashkërisht zgjidhjet.

Drejtoria e Sportit ka për synim masivizimin dhe ngritjen e cilësisë në sport, duke ofruar përkrahje të vazhdueshme për klubet, shoqatat dhe individët me aftësi të posaçme kreative, me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi.

Në kuadër të kësaj, për vitin e ardhshëm është dyfishuar buxheti për subvencionimin e sportit në Prishtinë. Komuna pret nga aplikuesit për subvencione seriozitet më të madh në prezantimin e projekteve të tyre, si dhe do të kërkojë llogaridhënie për buxhetin e shpenzuar.

Përgjatë këtyre takimeve u fol edhe për përzgjedhjen e sporteve të vitit, si dhe për mundësinë e plotësim-ndryshimeve të kritereve për subvencionim konform rregullores në fuqi.

Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Sport, është e angazhuar që të krijojë kushte sa më të mira për sportistet dhe sportistët e Kryeqytetit, dhe ka në plan të shtojë investimet për të përmirësuar infrastrukturën e këtij sektori të veçantë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 tetor 2019  - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 9:30)

- Dogana e Kosoves organizon ceremoninë e shprendarjes se certifikatave për dy kompanitë kosovare të certifikuara si Operator Ekonomik të Autorizuar. (Objekti i Drejtorise se Doganes në Emshir, ora 10:00)

- Ambasada Britanike dhe Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës po mbajnë një konferencë për të filluar rezultatet e hulumtimit paraprak në traumën transgjeneruese në lidhje me Dhunën Seksuale të Lidhur me Konfliktin. (Hotel Swos Diamond, ora 10:30)

- Mbahet punëtoria “Shkolla e Mozaikut”. (Muzeu Kombëtar e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet protestë pasi Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. (Para Ambasadës së Suedisë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo organizojnc konferencën e përbashkët të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit rreth rrotulimit Rreth rrotullimi Lakrishtë - Rreth rrotullimi Arbëri. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon debat me studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për identifikimin e problemeve në këto fakultete dhe zgjidhjen e tyre përmes formave të ndryshme të mbështetjes së studentëve. (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ora 15:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozites "Post-Avangarda Lindore" te autorëve Adrian Çene, Brikena Bërdo dhe Albana Shoshi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)