16 Prill 2024

Komuna e Gjilanit përkrahë kampionin e Kosovës në Bowling, Nysret Hazirin

Gjilan, 14 maj – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim sportistin Nysret Haziri, i cili është fitues i të gjithë titujve në sezonin 2018/2019 në Bowling.

Kryetari Haziri, pasi e uroi për këto suksese të papara deri sot, tha se e ka bërë krenar Gjilanin, duke shtuar se Komuna është e gatshme ta mbështesë me të gjitha kapacitetet.

Sportisti Nysret Haziri e ka falënderuar kryetarin Haziri për takimin dhe mbështetjen e ofruar, ndërkaq ka pohuar se ky është veç fillimi i sukseseve të tij në Bowling në Kosovë, pasi shpreson që do të korrë suksese edhe në garat ndërkombëtare.

Përndryshe, Nysret Haziri është shpallur kampion i Kosovës në Bowling në sezonin 2018/2019, sikurse që e ka fituar Kupën dhe Super kupën e Kosovës.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)