19 Prill 2024

Komiteti Paraolimpik i Kosovës mbështetet financiarisht me 25 mijë euro

Prishtinë, 26 prill - Në vazhdën e mbështetjes financiare për sportin dhe sportistët, sot në kabinetin e ministrit Kujtim Gashi, mes MKRS-së dhe Komitetit Paraolimpik të Kosovës është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Sipas këtij memorandumi, Komiteti Paraolimpik i Kosovës, për realizimin e objektivave të saj për  vitin buxhetor 2018 mbështetet financiarisht me 25 mijë euro.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe kryetarja e Komitetit Paraolimpik të Kosovës, Njomza Emini, u shprehën të kënaqur për nënshkrimin e këtij memorandumi.

Ministri Gashi tha se “mbështetja financiare për sportin dhe sportistët në vend dhe bashkëpunimi për mundësimin dhe lehtësimin e zhvillimit të aktiviteteve sportive nga ana e MKRS-së nuk do të ndalet”. 

Ai po ashtu tha se “me nënshkrimin e këtyre memorandumeve dhe mbështetjes financiare për sportin dhe sportistët po realizohen politikat tona programore për sportin”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)