28 Mars 2024

Klubet e futbollit në botë shpenzuan mbi 1 miliard dollarë gjatë janarit

Gjenevë, 12 shkurt - Klubet e futbollit në botë në transferet e janarit shpenzuan në total 1.15 miliardë dollarë.

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) publikoi raportin e transfereve në botën e futbollit të cilat u realizuan nga 1 deri më 31 janar të këtij viti. Raporti u përpilua me ndihmën e Sistemit të Analizës së Tranfereve ITMS.

Raporti po ashtu thekson se muajin e kaluar janë realizuar gjithsej 4.108 transfere, që është 6.6 për qind më shumë në raport me numrin e transfereve të realizuara në të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Për këto transfere klubet kanë shpenzuar 1.15 miliardë dollarë që është 4.3 për qind më shumë në raport me vitin e kaluar.

Ligat e "pesëshes" evropiane, të cilën e përbëjnë Premier Liga angleze, La Liga spanjolle, Serie A e Italisë, Bundesliga gjermane dhe Ligue 1 franceze, tradicionalisht investojnë më shumë para në transfere, e cila u dëshmua edhe kësaj radhe.

Pjesa e shpenzimeve të ligave evropiane në numrin e përgjithshëm të transfereve të realizuara në janar ishte 14.1 për qind ndërsa shpenzimet e tyre ishin 71.8 për qind.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)