24 Shtator 2020

Kërkohet miratimi i rregullores për procedurat penale për dhunën në sport

Prishtinë, 18 maj - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka zhvilluar një takim me Këshillin  Kombëtar për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive në sport ku ka pranuar edhe raportin tremujor të Këshillit.

Kryetari i Këshillit, prokurori Besim Kelmendi, e njoftoi ministren Dumoshi për punën e Këshillit, takimet dhe aktivitetet e ndërmarra për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në sport në vendin tonë.

“Kemi zhvilluar takime të shumta me grupe të ndryshme të tifozëve në komunat e Kosovës si dhe takime me informuese me gjyqtarë dhe delegatë të ndeshjeve për pasojat ligjore kur shkelet ligji për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive. Kemi arritur të pajtojmë shumë grupe mes njëra-tjetrës dhe i kemi njoftuar me pasojat ligjore që presin individët dhe klubet për dhunën e treguar”, u shpreh Kelmendi, duke e informuar ministren edhe për aktivitetet informuese e ndërgjegjësuese që ka ndërmarrë Këshilli.

Në takim u bisedua edhe për fenomenin e kurdisjeve ku Këshilli ka ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe ka parandaluar këtë gjë në sportin e Kosovës.

Gjithashtu, anëtarët e Këshillit kërkuan nga ministrja Dumoshi që MKRS-ja të miratojë plotësim-ndryshimin e rregullores e cila do të përcaktojë kush do të iniciojë procedurat penale për aktet e dhunës në sport.

Nga ana e saj, ministrja Dumoshi tha se e vlerëson lart punën e Këshillit pasi që ka ndikuar në uljen e nivelit të dhunës në sport në Republikën e Kosovës përmes veprimeve konkrete efikase.

“Sporti është një storie suksesi në vendin duke për shkak të rezultateve dhe reprezentimin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare duke ndikuar në përmirësimin e imazhit të vendit tonë. Këto suksese në sport patjetër që pasqyrojnë edhe aspektin organizimit korrekt dhe sjelljen sportive të tifozëve në sportin tonë”, tha ministrja.

Po ashtu, ministrja tha se shumë shpejt do të miratohet edhe rregullorja e cila do të specifikojë aspektet sqaruese për t’i dhënë kompetencat e nevojshme për procedurat që duhet ndjekur ndaj atyre që shfaqin dhunë në sport.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Komunën e Ferizajt. (Objekti i Komunës Ferizaj, ora 9:30)

- Në kuadër të Javës së sporti, Federata e Pingpongut në bashkëpunim me Departamentin e sportit të MKRS do të organizoj një aktivitet promovues për pingpongun në Pejë. (Sheshi Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Mural Fest. (Muralet e qytetit në Ferizaj, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit fillon projektin e Drejtorisë së Shëndetësisë për Kujdesin Geriatrik me ç'rast kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj do të prononcohen për media. (Nisja do të bëhet nga objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të shqyrtohet plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ndarjen e certifikatave për të rinj të trajnuar për ndërmarrësi. (Qendra e Inovacionit në Ferizaj, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora  11:00)

- Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli dhe Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi mbajnë konferencën për media. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:30)

-  Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
 
 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në aktivitet me misionin e OSBE-së. (Muzeu i Kosovës, ora 14:00)