28 Mars 2024

Kandidatët për postin e trajnerit të Real Madridit

Madrid, 13 prill - Edhe në rast se ndodh ndonjë mrekulli dhe Reali i Madridit arrin që të shpallet kampion i Spanjës, është më se e sigurt se trajneri kilian Manuel Pellegrini në verë do të lihet i lirë.

Duke pasur parasysh një gjë të tillë janë bërë të ditur edhe emrat e trajnerëve kandidat të cilët do të kishin zëvendësuar kilianin në postin e trajnerit te “mbretërit”.

Sipas “Marca”, emrat e kandidatëve janë Jose Mourinho (Inter Milan), Fabio Kapello (Angli), Karlo Ançeloti (Çelzi), Rafael Benitez (Liverpul), dhe Luis Felipe Skolari (Bundyodkor).

Sipas “El Mundo Deportivo”, kandidat i preferuar i presidentit Florentino Perez është spanjolli Luis Aragones, ndërkohë sipas “Sport”, i preferuari i Perezit është Rafael Benitez, ndërkohë në anën tjetër drejtori sportiv Horhe Valldano për trajner të Realit dëshiron të sheh portugezin Jose Mourinho.

Në sondazh nuk është futur Manuel Pellegrini, gjë për të cilën protestuan shumë tifozë të Realit të cilët ende e dëshirojnë kilianin në stolin e Realit, përkundër zhgënjimit në Ligën e Kampionëve dhe disfatës turpëruese në ‘el Classico’.

Në sondazh prijnë trajneri i Interit, Jose Mourinho (42%) dhe ai i Liverpoolit, Rafa Benitez (35%), por mbetet të shihet nëse ndonjëri prej të lartpërmendurve do të zëvendësojë vërtetë Pellegrinin në bankinën mbretërore të Real Madridit.

Ndërkohë “Marca”, ka veçuar edhe 7 mëkatet e Pellegrinit:

1. Ëndrra e keqe e quajtur Alkorkon
2. Paaftësia për të mirëkuptuar me futbollistët në dhomat e zhveshjes
3. Koordinim i keq mes futbollistëve
4. Pamundësia për të nxjerrë më të mirën nga yjet që ka në skuadër
5. Stili i paqartë
6. Eliminimi nga liga e Kampionëve përballë Lionit dhe
7. Paaftësia për të fituar në ndeshjet e mëdha dhe më të rëndësishme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)