23 Prill 2024

Kaka tërhiqet nga futbolli

Madrid, 17 dhjetor - Ka fituar gjithçka në karrierën e tij si futbollist, Ricardo Izecson dos Santos Leite, apo siç e njohin të gjithë Kaka, ka vendosur që t’i jap fund futbollit të luajtur.

16 vite të bukura në karrierën e sulmuesit brazilian, i zbuluar nga San Paulo, i sjellë në Europë nga Milani, i paguar shtrenjtë nga Real Madrid.

Jeta e tij si futbollist mbyllet pas 749 ndeshjes dhe 238 golash.

“Atë, më ke dhënë më tepër nga ajo çfarë prisja. Tanimë jam gati për udhëtimin e radhës” ka komentuar Kaka në twitter, e ardhmja e të cilit pritet të jetë ndonjë rol drejtuesi në botën e futbollit, ndoshta aty ku arriti edhe kulmin e karrierës, tek Milani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)