18 Tetor 2021

Juventusi prezanton blerjen e mesfushorit Manuel Locatelli

Torino, 18 gusht - Juventusi ka prezantuar edhe zyrtarisht me fanelën bardhezi blerjen e mesfushorit Manuel Locatelli dhe e kanë prezantuar atë me stil.

Në spotin e prezantimin, skuadra torineze ka zgjedhur të përfshijë edhe Khaby Lame afrikanin e natyralizuar italian i shndërruar në njeriun më të ndjekur në rrjetet sociale në Itali falë videove të tij humoristike.

Bardhezinjtë spotin e shoqërojnë me komentet e tifozëve “të padurueshëm” që kanë ngacmuar vazhdimisht klubin për vonesën në blerjen e Locatellit.

E në fund, përgjigjen e jep Khaby Lame, që u “prezanton” Locatellin me fanelën bardhezi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2021

 - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon Ilucidare Playground: “Guralec: Moving Rocks” dhe Konferencën “Përtej mureve dhe bindjeve”. Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë