12 Prill 2021

Juventusi kërkon një blerës

Torino, 25 mars - Te Juventus zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme e këshillit administrativ të Juventusit. Lajmi është bërë i ditur nga “Sky Sport 24”, duke saktësuar se gjatë këtij takimit është folur për pritshmëritë teknike, por edhe ato ekonomike në lidhje me klubin.

 

Kjo mbledhje ka ardhur pikërisht në ditët që e përditshmja “Il Libero” ka bërë publik një lajm surprizë: mazhoranca e kuotave të Juventus mund të shiten në një të ardhme jo të largët për në shoqëri private.


Sipas “Il Libero”, shoqëria financiare “Exor” përmes të cilës familja Anjeli kontrollon klubin bardhezi, po kërkon një blerës (zë që është përgënjeshtruar më pas nga vetë shoqëria). Mbetet i paqartë identiteti i blerësit potencial, ashtu sikurse edhe çmimi i shitjes së kuotës së mazhorancës së aksioneve.

 

Megjithatë, e përditshmja “Tuttosport” pohon se mund të ndodhë një operacion surprizë i merkatos: Xhixhi Bufon, i kërkuar nga Mançester Junajtid dhe Mançester Siti, mund të sakrifikohet në emër të një rindërtimi radikal të skuadrës: vlera e tij është fiksuar te 25 milionë eurot.


Përveç Mançesterit, portieri i kombëtares italiane mund të përfundojë edhe në Bundesliga te Bajerni i Mynihut. “Tuttosport” kujton më pas se revolucioni mund të përfshijë edhe shumë lojtarë të rëndësishëm të Juventusit: “Në harkun e një viti, lexohet në faqen ‘online’ të së përditshmes, do të shkojnë në skadencë kontrate Aleksandro Del Piero, Mauro Kamoranezi, Devid Trezege, Nikola Legrotalje e Hasan Salihamixhiç.

Rinovime duket se nuk do të ketë për ta”. Sikurse është bërë e njohur sipas zërave të fundit në qarkullim, favoriti për pankinën e Juventusit mbetet Çesare Prandeli. Trajneri i Fiorentinës do të merrte me vete edhe Xhilardinon nga Firence dhe do të ishte njeriu i duhur për të ringritur brazilianin Filipe Melo.

Sinjale kontradiktore lëshon kandidati tjetër, trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez: ai shkel syrin, por në të njëjtën kohë po mundohet të bëjë edhe merkaton e Liverpulit. Gjithsesi, për momentin mbetet ende e paqartë natyra e revolucionit që pritet të ndodhë te bardhezinjtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)