27 Shkurt 2021

Juventusi kërkon Gonzalo Higuain-in

Torino, 9 shkurt - Drejtuesit  e Juventusit, janë duke përgatitur një ofertë për sulmuesin argjentinas të Realit të Madridit,  Gonzalo Higuain shkruan “Tuttosport”.


“Zonja e vjetër” kërkon që të ripërtëri sulmin, ku me siguri këtë verë do të largohet francezi David Trezege.

 

Skuadra nga Torino në radhët e saj dëshiron Xhanpaolo Pacini nga Sampdoria dhe Edin Xhekon nga Volfsburgu, mirëpo nuk lë anësh edhe argjentinasin Higuain, e ardhmja e të cilit te Reali nuk është edhe e sigurt. 


Higuain aktualisht vlerësohet në rreth 35 milion euro, ndërsa kontrata e tij me “mbretërit” i përfundon në vitin 2013. Megjithatë ky informacion (Tuttosport) bie ndesh me atë që shkruan “Marca” spanjolle. 


Sipas “Marca”, Higuain është në rrugë të mirë të vazhdojë kontratën me skuadrën nga “Santiago Bernabeu”, ndërsa sipas kontratës së re ai do të merr një pagë të njëjtë me sulmuesin francez, Karim Benzema.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)