15 Tetor 2019

Juventusi blen zyrtarisht Aaron Ramsey

Torino, 12 shkurt - Aaron Ramsey do të veshë fanelën e Juventusit sezonin e ardhshëm.

Zërat e merkatos që ishin shfaqur prej javësh tashmë kanë gjetur edhe konfirmimin zyrtar.

Juventus ka komunikuar arritjen e një marrëveshjeje për blerjen e Ramsey, i cili do të bashkohet me skuadrën në 1 korrik të vitit 2019.

Në komunikatën e Juventusit theksohet se uellsiani ka firmosur me kampionët e Italisë një kontratë deri në vitin 2023.

Aaron Ramsey do të transferohet te Juventusi me parametra zero, duke qenë se kontrata e tij me Arsenalin skadon në 30 qershor të këtij viti, duke i dhënë kështu “Topçinjve” të Londrës lamtumirën pas 11 zezonesh.

Sipas rrjetit BBC, Ramsey te Juventusi do të bëhet futbollisti britanik më i paguar, pasi do të përfitojë te bardhezinjtë një pagë prej 450 mijë Eurosh bruto në javë.

Në total, paga që ai do të përfitojë nga Juventusi është 7 milionë euro në sezon.

Ndërkaq, gjatë muajit janar, Ramsey kreu vizitat mjekësore me Juventusin përpara se ai të nënshkruante kontratën e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 tetor 2019

-  Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me zhvillimet në sektorin privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëorganizim me MASHT-in dhe OJQ – të mjedisore do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Ecjes së Lirë në Natyrë. (Parku “Germia”, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me GIZ-in gjerman organizon “Panairi i karrierës: takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit” i cili zhvillohet në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” organizon takimin Fakultet-Biznese, ku do të diskutohet për të ardhmen e Fakultetit dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe praktikes per studentet. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Hapet edicioni i dytë i Metamorphosis. Flirting with leftovers e cila është një  intervenim artistik, specifik për lokacionin,  konceptuar nga artistja Koja. (Ish Restorant Marsi, rr. Bedri Gjini - Kodra e Trimave, ora 18:30)