06 Qershor 2020

Juventus përgatit një ofertë prej 134 milionë euro për Paul Pogba

Torino, 7 korrik - Skuadra e Juventus hyn me prepotencë në garë me Realin e Madridit për lojatarin Paul Pogba.

Sipas ‘Times’, Juventus po përgatit një ofertë prej 134 milionë euro për të siguruar shërbimin e mesfushorit francez një shifër kjo që nuk është shumë larg asaj prej 150 milionë euro që kërkohet nga Manchester United.

Me këtë ofertë të Juventusi e rrit akoma më shumë presionin te Reali i Madridit që në ditët e kaluara kishte paraqitur në zyrat e Djajve të Kuq një ofertë prej 80 milionë euro të shoqëruar nga kartonat e Toni Kroos dhe Gareth Bale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:00)