25 Prill 2024

Juventus nis bisedimet me Costan, i ofron 35 milion euro Bayernit

Torino, 14 qershor - Juventusi ka përshpejtuar hapat për të siguruar shërbimet e Douglas Costa.

Drejtuesit e kampionëve të Italisë, një ditë më parë zhvilluan një takim me agjentin e futbollistit në “Galileo Ferraris”, për të parë gatishmërinë e futbollistit për t’u transferuar te Juventus.

E mesa duket, Douglas Costa e pëlqen vërtet idenë për të veshur fanellën bardhezi, gjë që e tregon fakti që braziliani refuzoi një ofertë të Interit të ardhur në drejtim të tij.

Por, për të siguruar shërbimet e Douglas Costa, drejtuesit e Juventusit duhet që të bindin fillimisht ata të Bayern Munchen, që të lejojnë kalimin e lojtarit në Torino, duke qenë se bavarezët duan të blejnë një tjetër futbollist të rëndësishëm.

Bayern e mori Douglas Costa nga Shakhtar Donetsk për 35 milionë euro dhe kontrata me futbollistin skadon në verën e vitit 2020. Kampionët e Gjermanisë e vlerësojnë kartonin e tij 50 milionë euro, ndërkohë që Juventusi është gati të nisë bisedimet me ofertën fillestare prej  35 milionë eurosh.

Përsa i përket pagës, Douglas Costa përfiton te Bayern Munchen 4 milionë euro në sezon, ndërsa Juventus është gati t’i japë brazilianit 5 milionë euro, shifër së cilës do t’i shtohen edhe bonuse të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)