20 Mars 2019

Juventus interesohet për Andre Gomes

Torino, 6 prill - Mesfushori portugez pritet të largohet nga Barcelona gjatë verës. Andre Gomes i ka ditët e numëruara në skuadrën e Barcelonës.

Portugezi asnjëherë nuk ka arritur të përshtatet me stilin e lojës së katalanasve dhe për këtë arsye drejtuesit kanë menduar për një largim të tij.

Lajmi për largimin e 24-vjeçarit nga Barcelona është bërë i ditur nga Mundo Deportivo.

Interesim për Gomes ka shprehur përsëri Juventusi që kërkon ta transferojë në Torino edhe pse futbollisti e kishte refuzuar “Zonjën e Vjetër”, para dy vitesh sa ishte pjesë e Valencias për të shkuar te Barcelona.

Për Gomes, Barça kishte paguar 50 milionë euro, por sigurisht se Juventusi do të kërkojë ta blejë me një çmim më të ulët gjatë afatit kalimtar veror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 mars 2019 - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, do të organizojë konferencë informuese për lansimin e “Programi për Grantet e Përputhshme”, që është i financuar nga Banka Botërore. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri raporton para komisionit për Integrime Evropiane për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit dhe Agjendës për Reforma Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë prezanton Programin për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve  bashkëfinancuar nga BE-ja dhe BERZH-i.  (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të diskutohet rreth organizimit të një konference rajonale me Kryetarët e Komisioneve homologe dhe Kryetarët e Gjykatave të Auditimit të Shteteve të rajonit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00) 

- Jahjaga Foundation organizojnë tryezën e rrumbullakët me temë “Roli i medias në përmirësimin dhe raportimin e drejtë për gratë në qeverisje”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Federatën e Basketbollit të Kosovës me ç’rast do të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi. (Federata e Basketbollit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal Publike në të cilën do të diskutohet lidhur me shqetësimet e bizneseve për furnizimin me energji elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë, dhe në kuadër të javëve të Frankofonisë në Kosovë, Ambasada e Francës feston ditën ndërkombëtare të frankofonis. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet informata e drejtorti të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, lidhur me gripin sezonal në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa voton raportin vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2018, voton për Projektligjin për Qasje në Dokumente Publike dhe amendamentet e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00) 

- Nën kryesimin e kryetarit Mustafa, mbahet mbledhja e kryesisë me kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon aktivitetin "Ditët e Kuvendit" në Skenderaj. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Skenderaj, ora 14:00)

 - Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të vizitojnë Agjencinë Kundër Korrupsionit, ku do të takohet me Drejtorin e kësaj Agjencie, Shaip Havolli. (Agjencia Kundër Korrupsionit, Rr. "Nazim Gafurri" Nr. 31, ora 14:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u drejtohet gazetarëve në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë mban ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti ‘Te Pishat’ në Skënderaj”. (Qendra e Dokumentimit Kosovë në bibliotekën Hivzi Sulejmani, ora 16:30)