03 Qershor 2020

Juventus arrin marrëveshjen me lojtarët për pagat

Torino, 28 mars - Klubi i kampion i Italisë, Juventus ka bërë me dije se sapo ka arritur një marrëveshje me lojëtarët e ekipit dhe trajnerin për çështjen e pagave, detyruar nga rrethanat e krijuara nga pandemia e koronavirusit.

Sipas të dhënave nga klubi, lojëtët e “Zonjës së vjetër” dhe trajneri kanë rënë dakord për shkurtimin e pagës së muajve mars, prill, maj e qershor 2020.

Nga kjo marrëveshje, bardhezinjtë do të kursejnë mbi 90 milionë euro. Një lëvizje të tillë kanë aplikuar së fundmi dhe shumë klube të tjera europiane duke qenë se aktiviteti futbollistik tashmë është ndërprerë dhe klubet duhet të ulin shpenzimet në maksimum.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë për votimin  për votimin e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të vendos vazo dekorative gjelberuese në sheshin Bill Klinton. (Shshi Bill Klinton, ora 11:00)
  
- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala. (Zyret e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, 13:00)