21 Tetor 2019

Jose Mourinho do të nisë program televiziv në RT

Moskë, 11 shkurt - Ish-menaxheri i klubit anglez të futbollit Manchester United, Jose Mourinho, do të jetë nikoqir i programit të tij televiziv në kanalin rus RT, i cili deri vonë është njohur si Russia Today.

Mourinho, 56 vjeç, do të ofrojë analiza për lojërat e Ligës së Kampionëve.

"Do të flas për futbollin në RT. Çfarë tjetër keni menduar se do të bëj", tha ai në një video promovuese.

Mourinho ka punuar si ekspert për rrjetin RT, me seli në Moskë, gjatë Kupës Botërore 2018, e cila është mbajtur në Rusi.

Ai është shkarkuar nga Manchester United në dhjetor, pas dy vjetësh në këtë klub, për shkak të, siç është thënë, një periudhe zhgënjyese me rezultatet.

"Doja një sfidë të re. Jam mësuar t'i befasoj njerëzit", tha Mourinho.

Programi i tij televiziv do të nisë më 7 mars.

RT, rrjet televiziv i mbështetur nga Kremlini, është i disponueshëm në më shumë se 100 vende.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019  - Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)