21 Janar 2020

Jepen licencat për Federatën e Motoçiklizmit dhe Federatën e Triathlonit

Prishtinë, 9 korrik -  Në një takim të organizuar në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot u licencuan Federata e Motoçiklizmit të Kosovës dhe Federata e Triathlonit të Kosovës. Ministri Gashi priti në këtë takim kryetarët e këtyre federatave Nuhi Llugaxhiu dhe Vedat Tërmkolli me të cilët nënshkroi edhe dy memorandume bashkëpunimi me qëllim të mbështetjes financiare të tyre nga ana e MKRS-së me nga 20 mijë euro.

Ministri Kujtim Gashi tha se ndihet i kënaqur me dhënien e licencave për këto dy federata dhe theksoi:

“Ne jemi të përkushtuar që të plotësojmë kushtet e nevojshme për çdo sport që zhvillohet në Kosovë dhe jo vetëm përmes dhënies së licencave për federatat e reja por edhe përmes mbështetjes financiare për këto federata. Kjo bëhet me qëllim të lehtësimit të punës dhe po ashtu edhe motivimit federatave dhe të rinjve për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sportive”.
 
Nga ana tjetër, kryetari i Federatës së Motoçiklizmit, Llugaxhiu dhe ai i Triathlonit, Tërmkolli, u shprehën të lumtur me dhënien e licencave dhe për nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit për çka edhe e falënderuan ministrin Gashi. Ata premtuan se do të angazhohen maksimalisht në zhvillimin e këtyre sporteve në vend dhe të talenteve të reja në këto dy sporte. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2020 - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon takimin rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e parë të rregullt të Komiteti për Politik dhe Financ. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova bëjnë homazhe te varri i tij. (Velani, ora 10:30)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij. (Velani, ora 10:30)

- Anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike vizitojnë Familjen Rugova. (Velani, ora 10:45)

- Qendra e Lëvizjes në Prishtinë mban konferencë për media në lidhje me projektet e ndërtimit në Liqenin e Badovcit. (Qendra e Lëvizjes në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës shënon Ditën e Arkivit me promovimin e katallogut të dokumenteve Osmane në Arkivin Komunal të Prishtinës. (Salla e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjeter e Komunës, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren mban konferencë për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2019 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2020. (Zyra e Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë të Lidhjes Demokratike e Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 14:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon prezantimin e librit "Qyteti në Miniaturë". (Shkolla speciale për të verbër në Pejë, ora 14:00)

- Me rastin e vdekjes së ish Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, Esat Haxhijaha, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit Afrim Dina, organizon mbledhjen komomerative, në nderim të jetës dhe veprës së tij. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahoveci, ora 15:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit te Gjilanit, ora 16:30)

- Komuna e Rahovecit organizon debat publik me banor të fshatit Opterushë dhe fshatrave për rreth për krijimin e Zonës Ekonomike. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Lidhja e Prizrenit” në fshatin Opterushë, ora 17:00)