20 Prill 2024

Isco pritet ta vazhdojë kontratën me Real Madridin

Madrid, 7 shtator - Isco shumë shpejt pritet ta vazhdojë kontratën me Real Madridin.

Ndonëse ende nuk e ka vazhduar kontratën me Realin, Isco ua ka bërë me dije drejtuesve të klubit që dëshiron të jetë pjesë e Los Blancos për shumë vite të tjera.

Kontrata aktuale e Iscos me kampionët e Evropës skadon në verën e ardhshme, derisa ai është në bisedime për ta vazhduar atë.

“Dua të jem pjesë e Realit për një kohë të gjatë, për shumë vite”, ka thënë spanjolli për Cadena Ser.

“Qëllimi im ka qenë të jem i suksesshëm në Madrid, edhe në kohën kur luaja më pak”.

“Tani që po kam më shumë hapësira, po ndihem i rëndësishëm në këtë skuadër, prandaj dua të vazhdoj të luaj këtu”, ka thënë në fund Isco.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)