29 Mars 2024

Investohen 1.3 milion euro në projekte sportive në Rahovec

Prishtinë, 6 shkurt - Në kuadër të investimeve kapitale në fushën e sportit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot tri memorandume të bashkëpunimit me Komunën e Rahovecit. Këto tri projekte arrijnë vlerën e gati 1.3 milion euro.

Memorandumet kanë për qëllim mbështetjen financiare për realizimin e projekteve “Ndërtimi i Palestrës së Sportit në Krushë të Madhe” në vlerë prej 800 mijë euro i cili do të realizohet gjatë vitit 2017-2019, për realizimin e projektit “Rregullimi i Stadiumit të Futbollit në Ratkoc” në vlerë prej 320 mijë euro që do të përfundojë deri në vitin 2019 në tri faza dhe “Renovimi i stadiumit të futbollit në Rahovec” në vlerë prej 150 mijë euro, i cili parashihet të realizohen këtë vit.

Ministri Kujtim Shala, tha se kjo përkrahje financiare për realizimin e projekteve të ndryshme kapitale bëhet me qëllim të përmbushjes së politikave të planifikuara të Qeverisë, në fushën e sportit.

Investimet e MKRS-së në infrastrukturë kanë për synim krijimin dhe përmirësimin e kushteve për të rinj dhe sportistë. Projektet që u nënshkruan sot, do të shërbejnë në të mirë të qytetarëve të Rahovecit me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe plotësimit të kushteve për realizimin e aktiviteteve sportive, u shpreh ministri.

Ndërkaq, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, theksoi se ndjehet i kënaqur që këto projekte në përkrahje të sportit në komunën e Rahovecit, u nënshkruan sot. Ai shprehu falënderimin për Ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë për Rahovecin.

Këto projekte janë jashtëzakonisht të dobishme për banorët e sportistët e Rahovecit. Ata do të kenë hapësirat e nevojshme moderne për të kryer aktivitetet dhe për të garuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)