15 Qershor 2019

Interi rinovon me Skriniar deri në vitin 2023

Milano, 12 prill - Milan Skriniar është një nga lojtarët e Interit, me më shumë adhurues ndër klubet e mëdha europiane, ndërsa nuk kanë munguar as ofertat në drejtim të tij.

Megjithatë klubi zikaltër ka vendosur t’i rinovojë kontratën sllovakut, duke e zgjatur deri në vitin 2023 dhe duke i përmirësuar ndjeshëm edhe pagën vjetore.

Me këtë lëvizje, Interi mund të analizojë qetësisht ofertat ndaj Skriniarit, pa pasur presionin e humbjes me parametra zero.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 qershor 2019

- Në ditën e çlirimit të Gjilanit bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve. (varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 10:00)

- Oda e Afarzimit të Kosovës dhe kompania Trofta nga Istogu organizojnë ngjarjen tradicionale “Dita e Peshkut” në të cilin do të zhvillohen aktivitete të ndryshme duke përfshirë: Peshkimin dhe gara në mes të ekipeve. (Ambientet e “Trofta” në Istog, ora 10:00)

 - Komuna e Gjilanit organizon trekëndëshin poetik te paqes dhe ndarjen e çmimit “Beqir Musliu”. (Shkolla fillore në Shurdhan, ora 12:00)

- Shoqata e Historianëve “Ali Hadri” organizon simpozium  për figurën e Mulla Idriz Gjilanit. (Biblioteka e qytetit në Gjilan, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit inauguron Sheshin - Jug me performancë artistike nga ansambli “Gjilani”. (Gjilan, ora 19:00)

 - Kryetarit i Gjilanit, Lutfi Haziri organizon pritjen përmbyllese për ditën e çlirimit të Gjilanit. (hotel “Astoria”, ora 21:00)