29 Mars 2024

Iniesta heq dorë nga Kina, zgjedh Japoninë

Tokio, 8 maj - Andrés Iniesta do të luajë tre sezonet e ardhshme në kampionatin japonez të futbollit, me skuadrën Vissel Kobe, që ka pronar drejtorin e Rakuten-it, kompaninë që mban në fanelë Barcelona.

Marrëveshja, që do të bëhet zyrtare në fund të sezonit, është arritur në bazë të 25 milionë eurove për sezon.

Iniesta njoftoi përpara dy javësh se do të largohej nga Barcelona pas 22 vitesh në klubin katalanas. Mendohej se e ardhmja e tij do të ishte në Kinë, në ekipin Chonquing Dandgai Lifan, por marrëveshja nuk u arrit.

Iniesta pati thënë se, përveçse në Europë, mund të luante kudo tjetër. “E përjashtoj Europën pasi nuk dua të përballem me Barcelonën”, theksoi Iniesta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)