23 Prill 2024

Ibrahimoviç zgjatë edhe një vit kontratën me L.A. Galaxy

Los Angeles, 20 dhjetor - Gjatë karrierës së tij Zlatan Ibrahimoviç luajti për skuadrat Malmo, Ajax, Juventus, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitetd, ndërsa këtë vit u transferua në L.A. Galaxy.

Skuadra e futbollit Los Angeles Galaxy e Ligës së Parë Amerikane (MLS) njoftoi zgjatjen e kontratës me futbollistin suedez Zlatan Ibrahimoviç për një vit dhe se 37-vjeçari Ibrahimoviç edhe gjatë sezonit të vitit 2019 do të jetë në radhët e Los Angeles Galaxy.

Gjatë karrierës së tij ai luajti për skuadrat Malmo, Ajax, Juventus, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitetd, ndërsa këtë vit u transferua në L.A. Galaxy.

Ibrahimoviç për Los Angeles Galaxy luajti 27 ndeshje, shënoi 22 gola dhe asistoi në 7 të tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)