29 Mars 2024

Humbja e katërt e Chelsea-t

Goodison Park, 11 shkurt - Lideri i tabelës në Ligën Premier, Chelsea, ka pësuar humbje si mysafir i Evertonit.

Ndeshja e zhvilluar në Goodison Park, ka përfunduar me rezultat 2-1 në favor të vendasve. Të parët në epërsi kaluan Blutë në minutën e 17-të, ndërsa realizues ishte Florent Malouda.

Njeriu i ndeshjes, Luis Saha barazoi rezultatin në minutën e 33-të, ndërsa dështoi të krijonte epërsi nga pika e bardhë në fund të pjesës së parë.

Mirëpo, Saha e përmirësoi gabimin e tij në pjesën e dytë, kur arriti ta shënonte golin e epërsisë dhe të fitores për Evertonin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)