18 Prill 2024

Howedes do të transferohet te Juventus

Torino, 29 gusht - Juventus ka arritur më në fund të marr në skuader, mbrojtësin gjerman Benedikt Howedes.

Juventus kishte arritur prej kohësh marrëveshjen me lojtarin, por negociatat me Shalke 04, nuk ishin aspak të lehta.

Howedes do të transferohet te bardhezinjtë me formulën e huazimit, kundrejt 3 milionë eurove dhe të drejtën e blerjes kundrejt 12 milionë eurove të tjera.

Howedes ishte kërkuar me ngulm nga Allegri, për të plotësuar vendin e lënë bosh nga largimi i Bonuccit drejt kuqezinjve të Milanit.

Me afrimin e gjermanit 29 vjeçar, merkatoja e Juventusit është pothuajse e mbyllur, ndërsa e vetmja pistë e hapur është ajo e sulmuesit të Lazios, Keita Balde.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)