02 Mars 2021

Higuain refuzon ofertën e Realit

Madrid, 10 shkurt - Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, raportohet se e ka refuzuar ofertën e re për vazhdimin e marrëveshjes me klubin spanjoll.

Gazeta sportive spanjolle Sport, shkruan se Reali nuk po arrin t'i kompletojë negociatat me Higuain rreth një marrëveshje të re.

Higuain, përmes përfaqësuesve të tij, tashmë raportohet se e ka refuzuar ofertën e parë. Sulmuesi ka kontratë me Realin deri në vitin 2012 dhe dëshiron që ajo të vazhdohet deri në vitin 2015.

Sulmuesi është golashënuesi më i mirë i Realit, por mbetet lojtari më pak i paguar në klub me 1.5 milionë euro në vit.

Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se Juventusi dëshiron të ofrojë 30 milionë euro për të marrë shërbimet e argjentinasit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Mars 2021

- U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 - mediat të marrin pamje nga ky takim)

- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.  (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, ora 11:00)  

- Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021. (Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi, ora 12:00)