29 Mars 2024

Hendbollistët e Kosovës do të arrijnë majat e hendbollit botëror

Prishtinë, 20 dhjetor - “Nuk është lehtë të jesh sportist në Kosovë, një vend që është i ri, me sfida. Disa nga sportistët tanë kanë prekur majat botërore, disa të tjerë janë ende të sfiduar për t’i arritur ato maja, por i uroj hendbollit kosovar, Federatës së Hendbollit të Kosovës për suksese, që jo vetëm se do të mburremi në rajon e më gjerë, por edhe të arrijmë majat e hendbollit botëror”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e organizuar nga Federata e Hendbollit të Kosovës, me rastin e shënimin të 65 vjetorit të tyre.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e vendit i gëzohet jo vetëm sukseseve të sotme, por edhe mbajtjes gjallë të traditës, dëshmisë së rrugëtimit që kemi bërë, nga kemi ardhur deri këtu ku jemi sot.

“Ngjarja juaj e sotme, e 65 vjetorit të Federatës së Hendbollit të Kosovës edhe për mua është shumë domethënëse. Me Rregulloren e re të kategorizimit, në 2019-ën buxheti do të shkojë deri në 300 mijë euro që Qeveria ia ka ndarë Federatës së Hendbollit të Kosovës, buxhet ky që në vitin 2018 ka qenë 230 mijë euro”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se synimi i Qeverisë është rritja e përkrahjes në kategorinë e subvencioneve dhe investimeve kapitale, dhe në tre vjetët e fundit është shënuar rritje që shkon deri në 50 për qind të rritjes së buxhetit për sport, investime kapitale dhe subvencione.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se Ligji për sponzorizim edhe pse me vështirësi do të inkorporohet në Ligjin e ri për tatimin mbi korporatat dhe do t’i mundësojë të hyra substanciale sportit në përgjithësi.

Ndërkaq, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se ky vit ka qenë një vit i kthesës, jashtëzakonisht i mirë për sportin në Republikën e Kosovës, dhe të gjitha llojet e sportit, e në kuadër të kësaj ka qenë e veçantë edhe për hendbollin.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, tha se gjenerata dhe individë të shumtë defiluan dhe u angazhuan gjatë 65 vjetëve të kaluara dhe se mundi, dashuria dhe sakrifica e tyre për sportin më atraktiv bën që ne sot të jemi krenarë dhe të nderuar me arritjet që janë bërë nga mijëra individë gjatë këtyre dekadave të kaluara.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)